Transmetuar më 13-02-2019, 09:46

Bashkëshortja e princit William të Anglisë, Kate Middleton i ndalon të bijës Charlotte që të veshë pantallona.

Dukesha e Cambridge është mjaft e përkushtuar në rritjen e fëmijëve të saj,

George, Charlotte dhe djalit të vogël Louis.

Por një vëmendje të veçantë ajo kushton ndaj vajzës Charlotte. Ajo u pyet teksa ishte e pranishme në ‘V&A Museum’ në Dundee të Skocisë, se pse nuk e lejon vajzën të veshë pantallona.

Kate u përgjigj se, “Nuk është një rregull i imponuar nga protokolli, por është preferencë e imja”.

Po ashtu ajo tha se dëshiron ta veshë vajzën me stil, pasi kur të rritet do jetë e detyruar që të ndjek protokollin. /a.y/noa.al