Transmetuar më 13-02-2019, 10:26

Dalin pamjet e 21 shqiptarëve të arrestuar si pjesë e katër grupeve kriminale, të vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Lulet e pranverës”.

Mediat italiane kanë publikuar fotot e shqiptarëve të vënë në pranga si dhe identitetet e tyre.

Mësohet se gjatë operacionit u arrestuan 21 shqiptarë dhe gjashtë italianë.

Të arrestuarit janë shqiptarët Fatmir Xhelili, Erjon Xhelili, Rauk Zenunaj, Elvin Xano, Bernard Tahiraj, Eduart Sallaku, Arben Pazi, Klaudio Fani, Nertil Gera, Dino Abazi, Dorian Alikaj, Arbnor Hoxhaj, Bilbil Kabello, Altin Avduramani, Luka Beqiraj, Artur Malo, Ajet Cepaj, Kristian Nuredinaj, Kujtim Elmazi, Artur Malo dhe Dorian Pashaj.

Operacioni i kurorëzuar mëngjesin e kësaj të marte, është drejtuar nga prokuroria e Leçes ku dhe ishte baza e organizatës kriminale, pas hetimeve që zgjasnin prej dy vitesh.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi, ndërsa në Shqipëri operacioni po vijon në qytetin e Vlorës./a.y/noa.al

“Lulet e pranverës” bëjnë gjëmën me arrestime në Shqipëri dhe Itali, dalin emrat