Transmetuar më 13-02-2019, 11:27

Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë lidhur me sheshin më të madh në qendër të Tiranës.

Ai bën me dije se sheshi “Skënderbej” është në finalen e çmimit të Bashkimit Europian për arkitekturën.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës –

Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe”, shkruan Rama.

Ai e mbyll këtë qëndrim me fjalët “Qentë le të lehin vazhdimi dihet”. /a.y/noa.al