Transmetuar më 13-02-2019, 11:42

Ditën e sotme ish-Missi shqiptar, Almeda Abazi feston ditëlindjen e saj të 27-të.

Por kjo është një prej ditëlindjeve më të bukura për të, për shkak se është shtatzënë, në pritje të një djali.

Një urim mjaft të veçantë Almeda ka marrë nga bashkëshorti, aktori turk Tolgahan Sayisman, i cili ka publikuar një foto të saj.

Gjysmën e urimit e ka shkruar në turqisht, ndërsa gjysmën tjetër në shqip ku shkruan, “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde”, dhe më pas në shqip vijon “Të dua shumë”.

Almeda është në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa pak ditë më parë zbuloi se djalin ajo dhe i shoqi kanë vendosur që ta quajnë Efehan.

Pak kohë më parë Tolgahan bleu një vilë në zonën e Çekmekoy të Stambollit, duke u përgatitur për zgjerimin e familjes.

Plotë 800 mijë euro shpenzoi çifti i njohur për të patur vilën katër katëshe, e cila ndodhet në një zonë mjaft të bukur të Stambollit. /a.y/noa.al