Transmetuar më 13-02-2019, 14:00
Leyla Moses-Ones

Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, jep një mesazh të fortë, për luftën kundër krimit në Shqipëri.

Duke folur sot në aktivitetin e “Për një Shqipëri pa kanabis” ku u prezantuan rezultatet e luftës kundër kanabis, ajo përmendi çfarë duhet bërë më tej.

Sipas saj, duhen vendosur pengesa të tjera që trafikantët mos ta shohin Shqipërinë si vend lejimi të kultivimit dhe trafikimit.

“Kapja e Kelment Balilit, Arbër Çekaj, Met Kananit duhet të shërbejnë si gurë themeli për këtë përpjekje të gjatë. SHBA është me ju, por ne varemi nga vullneti juaj dhe përpjekjet tuaja për ta luftuar krimin. Trafiku i drogës prodhon para të pista dhe këto furnizojnë krimin e organizuar, gangsterë të cilët më pas mund ta dobësojnë pushtetin. Shqipëria duhet t’i luftojë! Arrestimet duhet të pasohen me konfiskim të pasurive të kriminelëve”, u shpreh Moses-Ones.

Po ashtu ajo tha se sulmimi i pastrimit të parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike është hapi tjetër në këtë luftë. /a.y/noa.al

“Ndiqni paratë!” Ambasadori i BE udhëzon si të goditet krimi

Kanabisi, Veliu flet me shifra për vitin 2018: Rastet e trafikut u ulën