Transmetuar më 13-02-2019, 15:17

E gjitha filloi kur djemtë e Threedots, Flori Mumajesi dhe Bruno postuan në rrjete sociale lajmërimin se do lancohej klipi i ri “Zoti t’më vrasë”.

Një video e shkurtër ku dukej silueta e një burri në varreza, shoqëruar me muzikën dramatike. Me një kompozim dhe tekst të Flor Mumajesit dhe interpretim të Brunos nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Klipi që në momentet e para të përfshin në atë që më pas do të rrëfehet, një histori dashurie që merr një kthesë tragjike, një krijim ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.

Një lidhje, një tjetër në mes, një zënkë për dashurinë, një aksident, një varrezë-po kaq intensivisht do e përjetoni dhe ju si dëgjues.

“Dhe pse jemi larg, Zoti t’më vrasë nëse s’të kom dasht…”- do mbahet mend gjatë, si frazë e fuqishme dashurie.