Transmetuar më 13-02-2019, 16:50

Kanceri është një nga sëmundjet më të këqija kundër të cilave duhet luftuar. Nganjëherë aim und të dllohet nëse jeni prekur prej tij përmes disa simptomave.

Nuk është mirë të flitet për kancer, por është e dobishme të raportohet se cilat mund të jenë simptomat. Kur vëreni se diçka është e gabuar dhe zgjat shumë, atëherë do të ishte e përshtatshme të vizitohesh. Parandalimi është shërimi më i mirë kundër kësaj të keqe të tmerrshme.

Ethet e zgjatura dhe lodhja, dhimbje të dendura dhe akute, të shpeshta dhe pa ndonjë shpjegim të mundshëm, apo gjurmë gjaku në urinë janë faktorë që nuk duhet të nënvlerësohen. Natyrisht nuk është se nëse vëreni një nga këto simptoma, kjo do të thotë automatikisht se jeni prekur nga kanceri.

Pra, mos u përfshini nga ankthi, mbani qetësi dhe për të larguar ndonjë dyshim pyesni mjekun tuaj të kujdesit parësor për një konsultim të parë. Simptoma të tjera janë gjakderdhje, kollë konstante, djersitje e vazhdueshme, dhimbje e legenit.

Për të gjitha këto ne e përsërisim atë që është këshilla e artë në këtë kuptim: të bëni aktivitet fizik, të hani shëndetshëm, të mbani peshën tuaj nën kontroll dhe do të jetoni gjithmonë mirë./b.l/noa.al/