Transmetuar më 13-02-2019, 17:22

Autoritetet ligjzbatuese në Greqi kanë goditur një grup kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mësohet se pjesëtarët e tij trafikonin marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar ne Igumenicë dhe me pas e transportonte ne Athinë.

foto galeri

Në përfundim të operacionit janë vënë në pranga 21 shtetas shqiptarë dhe grekë, jane sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokainë, 1 pistoletë dhe rreth 17 mijë euro.

foto galeri

Të njëjtit grup, në aksione të mëparshme, i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroine ndërkohë qe llogaritet qe prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur te trafikoje e shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë. /k.k/noa.al/

foto galeri