Transmetuar më 13-02-2019, 18:15

Kryeministri Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e gjykatës e cila i hiqi dënimin përjetë Dritan Dajtit.

Gjatë takimit që pati me banorët e zonës së Balldrenit, në Lezhë, kreu i qeverisë tha se ky ishte një akt kriminal i gjykatësve të korruptuar.

"Së pari, për sa i përket gjykimit të shkurtuar të atij vrasësit të katër policëve, nuk ka të bëjë me ligjin por me njerëz të ligj dhe të korruptuar, të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot, për shkak se u ka ardhur fundi në sistemin e drejtësisë, për të vettingut po i bien me top.

Jo vetëm po i bien me top por kryen një akt kriminal sepse faktikisht i rivranë 4 policët. Ne nuk do i ndahemi kësaj çështjeje dhe besoj se këtë vendim do e zhbëjmë. Besoj se këta gjykatës nuk do ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë”, tha Rama.

Kryeministri thumboi edhe paraardhësin e tij Berisha për deklaratat e këtij të fundit në lidhje me sistemin e drejtësisë.

“Guxon Saliu t’i drejtojë gishtin Sandër Lleshit, për gjykatës që janë aty për shkak dhe si rezultat i mbështetjes së Saliut dhe politikës së Saliut.

Për një drejtësi që është krokodil që jep shpirt por nuk heq dorë si rezultat i gjithë pellgut dhe pisllëkut që krijoi politika e Saliut që të hajë", shtoi Rama. /k.k/noa.al/