Transmetuar më 13-02-2019, 19:15

Një person shkatërroi thuajse të gjithë dhëmbët e tij, ku katër iu thyen për shkak se pinte më shumë se 6 kanaçe “Monster Energy” në ditë.

Vinnie Pyner, 21 vjeçar, u bë i varur në pije energjike, e cila ishte plot me kafeinë dhe sheqer, për ta ndihmuar atë të qëndronte zgjuar për të studiuar.

Ai po pinte deri në 45 kanaçe në javë dhe nëna e tij, Tara, u shqetësua për varësinë e tij.

Katër dhëmbët e përparmë u thyen kur ai kafshoi një mollë, pas shtatë muajsh marrje të sasive të larta të “Monster Energy”.

Dentistët zbuluan se çdo dhëmb në gojën e tij kishte rënë dhe tani do t’i duheshin 24 mbushje dhe proteza.

Ai filloi trajtimin e dhëmbëve në shtator dhe shpreson të kthehet në kolegj dhe të gjejë punë së shpejti.  /k.k/noa.al/