Transmetuar më 13-02-2019, 20:42

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për protestën e 16 shkurt, ku sipas ajo ditë do të jetë një përballje historike.

Në një intervistë në “Byro Politike” në ABC News, Berisha ka folur dhe për protestën e 21 janar 2011, ku u vranë 4 protestues.

Sipas Berishës, Garda zbatoi ligjin që kishin bërë socialistët, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të shtunën të qëndrojë në zyrë.

PJESË NGA DEBATI

Berisha: Polica nuk vrau asnjë.

Nazarko: Po kush i vrau?

Berisha: Garda zbatoi ligjin që  kishin bërë socialistët. Unë i them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin.

Situata është kritike, Shqipëria e poshtëruar, Shqipëria të cilës ju shkelmua vota është në 16 shkurt në Tiranë. Nuk ka zgjidhje Edi Rama, largim, largim dhe vetëm largim. Ta dijë që është një situatë shumë serioze.