Transmetuar më 13-02-2019, 21:07

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi nevojën e një qeverie tranzitore e cila sipas tij do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend.

I ftuar në emisionin “Byro” në abcnews, Berisha u shpreh se do të ketë një marrëveshje mes forcave politike, por njëkohësisht hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë se marrëveshja do të bëhet me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste në pushtet.

"Do të jetë një marrëveshje e forcave politike dhe ne padiskutim që s’jemi për shkrirjen e tyre, por kjo marrëveshje nuk nënkupton kurrë Edi Ramën dhe PS-në në pushtet.

Jam i bindur se ekzistojnë potencialet për një qeveri që do t’i kthejë vendit zgjedhjet e lira.

Opozita nuk ka synim tjetër, opozita nuk ka synim të marrë pushtetin me forcë në asnjë mënyrë", u shpreh Berisha./a.k/noa.al/