Transmetuar më 13-02-2019, 21:33

Më datë 16 shkurt, opozita do të protestojë para kryeministrisë.

"Edi Rama atë ditë nuk do të jetë në zyrë".

Ky është “basti” që ka bërë sot deputeti i PD-së Edi Paloka, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se Rama me gjasa do të jetë në ndonjë udhëtim jashtë shtetit ose në Vlorë.

“Bast që Rama me datë 16 shkurt ose do të jetë jashtë ose do të shkojë në Vlorë. Kështu ka vepruar në gjithë protestat e mëdha që ka zhvilluar PD.

Edhe në Vlore nuk shkon se ndjehet i sigurtë pranë “elektoratit” të tij, se për atë punë vlonjatët janë të parët që duan ti vënë drunë, po se nga Vlora është mësuar që merr helikopterin për në Rinas e atje i hipën menjeherë çarterit. Ndoshta për këtë ja kthyen dhe një herë provizorisht Air Turkish Albanian…”, shkruan Paloka në Facebook./a.k/noa.al/