Transmetuar më 13-02-2019, 22:01
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, në kryqëzimin e rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës në kryeqytet.
Një automjet mësohet se është përplasur me një motor.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.
Autori i dyshuar i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje, për të dokumentuar shkaqet e plota të aksidentit dhe kapjen e autorit./a.k/noa.al/