Transmetuar më 13-02-2019, 22:16

Ndalohen dy kamionë me lëndë narkotike në pikën kufitare të Kapshticës.

Mësohet se kamionët janë ndaluar gjatë mbrëmjes së sotme.

Operacioni njoftohet se u zhvillua nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit janë përdorur qentë antidrogë dhe më pas gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.

Nuk ka ende informacione se sa është sasia e drogës së ndaluar, ndërsa po bëhet kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve./a.k/noa.al/