Transmetuar më 14-02-2019, 08:11

Ata janë një prej çifteve më të pëlqyer në Kosovë, ai Kryeministri i vendit dhe ajo bashkëshortja e tij, një femër me shumë ndikim.

Anita Haradinaj ka zbuluar në rrjetet sociale se si i shoqi e ka surprizuar në prag të Shën Valentinit mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Ai i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, duke i dhuruar emocione të forta.

Anita nuk ka ngurruar që këto momente ti ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“E mbushur me dashuri dhe të qeshura. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruan Anita. /a.y/noa.al