Transmetuar më 14-02-2019, 09:00
Foto ilustruese

Një makinë e cila ishte e parkuar pranë banesës së të zotit, është djegur e gjitha.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Bëhet fjalë për një makinë në pronësi të një biznesmeni me iniciale E.Zh., i cili ishte i parkuar para banesës.

Mjeti është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. /a.y/noa.al