Transmetuar më 14-02-2019, 10:38

Kuvendi i ka nisur punimet e seancës së sotme parlamentare me 1 minutë heshtje, në nderim të 14 viktimave që humbën jetën si pasojë e rrëzimit në humnerë të një autobusi në Maqedoninë e Veriut.

Teksa në seancë ka qenë i pranishëm kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka marrë fjalën Kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ngushëllime për viktimat.

Ai deklaroi se zia e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët dhe që në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me protokollin e aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.

“Numri tronditës i viktimave dhe të plagosurve në aksidentin tragjik, për koincidence shumica shqiptar, na e bën sot edhe më të dhimbshme, si dhe na bën më të afër me Maqedoninë e Veriut. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve të goditur nga tragjedia. I kemi qene pranë vendit fqinj në rrugëtimin e vështirë për në NATO”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Shkon në 14 numri i viktimave të aksidentit, Maqedonia shpall dy ditë zie