Transmetuar më 14-02-2019, 10:48
Pamje prane vendit ku u gjet kufoma

Policia e Tiranës jep të tjera detaje, lidhur me gruan e cila u gjet e pajetë mëngjsin e sotëm, pranë liqenit të Sharrës.

Bëhet me dije se trupi i përket shtetases Lirie Xhepa, 49 vjeçe.

Nga këqyrjet në trup rezulton se Xhepa, është qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mësohet se gruaja ishte banore e zonës ku dhe u gjet trupi i pajetë i hedhur në shkurre.

Gruaja ka qenë e veshur hollë dhe jo me xhup, çka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë në ambient tjetër dhe më tej është hedhur në shkurret e kodrave të liqenit të Sharrës.

Xhepa u gjet e pajetë nga banorët e zonës, rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm. Ishin ata që lajmëruan policinë, duke bërë që të nisin hetimet mbi ngjarjen.

Po ashtu në trupin e viktimës janë gjetur edhe shenja dhune, ku mendohet të jetë dhunuar para vrasjes. /a.y/noa.al

Gruaja e gjetur e vdekur në liqenin e Sharrës në Tiranë, ishte vrarë me armë

Tiranë, gjendet trupi i pajetë i një gruaje pranë liqenit të Sharrës