Transmetuar më 14-02-2019, 11:02

Momente tensioni janë shënuar në seancën e sotme parlamentare, ku deputeti demokrat Edi Paloka është sulur drejt Kryeministrit Edi Rama dhe i ka hedhur bojë.

Kjo ka bërë që kryeparlamentari Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca deputetin demokrat.

Por teksa Paloka nuk ka pranuar të dalë, Ruçi ka ndërprerë seancën. Në rinisje të saj Paloka, nuk pranoi sërish që të dalë duke bërë që kryeparlamentari të thërrasë në mbledhje Byronë e Kuvendit në mënyrë që të merret masë ndaj tij.

Lidhur me këtë veprim, Partia Demokratike sqaroi se “Edi Paloka e gjuajti me boje Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuatja me boje është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”.

Gjithçka ndodhi pas replikës së Kryeministrit Edi Rama, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku dhe e quajti fëmijë.

Kryeministri kujtoi se i pranishëm në seancë ndodhej kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut.

“Zoti Talat Xhaferi, ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mirëpritjes, por ju siguroi që fëmiu që sapo foli, jo vetëm nuk i mendon se çfarë thotë, por nuk di se çfarë thotë, edhe një herë j kërkoj ndjesë”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Basha: Protesta e së shtunës, ndan politikën nga krimi! Rama: Fëmijë që nuk di çfarë thotë

Kuvendi 1 minutë heshtje për viktimat e Maqedonisë, Rama: Ju jemi pranë