Transmetuar më 14-02-2019, 11:19

Një Shën Valentin romantik? Ka nga ata që e duan të nxehtë! Pak piper në këtë ditë të të dashuruarve, mendon kompania ‘Playboy’ e cila ka hedhur në treg koleksionin e të brendshmeve bashkëpunim me firmën e luksit ‘Coco de Mer’.

Playboy Collection frymëzohet nga sensualiteti i divave si Marilyn Monroe dhe Kim Basinger.

Bëhet fjalë për një koleksion që provokon keq, mes të brendshmeve sensuale dhe atyre seksi.

Të brendshmet janë krijuar në katër linja “Kiss Me”, “Tease Me”, “Tempt Me” dhe “Catch Me”, ku çdo femër mund të gjejë veten.

Ky koleksion është pritur me shumë entuziazëm mes femrave, por edhe meshkujve që kanë vendosur t’ua dhurojnë partnereve të tyre. /a.y/noa.al