Transmetuar më 14-02-2019, 11:45

Kuvendi i Shqipërisë, ratifikoi ditën e sotme në seancën e posaçme parlamentare, protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

I pranishëm gjatë seancës, ishte edhe kryeparlamentari i Maqedionisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Ky vendim u përshëndet edhe nga Presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh krenar për rolin e shqiptarëve në këtë vendimmarrje.

“Duartrokas votimin unanim nga Kuvendi të Protokollit të Anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO! Prezenca e Kryetarit Xhaferi e nderoi këtë votë solemne.Vizioni dhe vendosmëria politike për t’i hapur rrugën europiane dhe euro-atlantike vendit meriton vlerësimin më të lartë dhe mikpritjen më të ngrohtë në familjen Trans-Atlantike! Krenar për rolin kyç që luajnë shqiptarët në këto vendimmarrje jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të gjithë rajonin! Më të sigurtë dhe më të fortë së bashku në NATO”, shkroi Meta. /a.y/noa.al