Transmetuar më 14-02-2019, 12:08
Lenda narkotike e sekuestruar

Goditet një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, duke u bllokuar në portin e Durrësit.

Policia Kufitare mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes, ka goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë duke përdorur qenin antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, në një mjet i cili ishte i ngarkuar në një karotrec që drejtohej nga shtetasi B. S., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit marjuanë.

Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë B.S., si dhe të dy pasagjerëve D.A., e D.S., banues në Kosovë, Serbi, Kosovë.

Aktualisht bijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për zbardhjen e plotë të këtij rasti. /a.y/noa.al