Transmetuar më 14-02-2019, 14:22
Berhan Bajrakurti

Efektivi i policisë Berhan Bajrakurti, ka dalë sot para Gjykatës së Shkodrës, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

“Arrest me burg” për 30 ditë, ka vendosur kjo gjykatë për të dyshuarin.

Bajrakurti u arrestua pak ditë më parë pas publikimit të një video ku efektivi i policisë në zonën e Gruemirës, ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur, duke i dërguar një video të turpshme.

Pak pas publikimit të pamjeve, Bajrakurti u vu në prangat e policisë.

Ai pranoi që video është e tij, por mohoi që të ketë ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren. Po ashtu ka thënë se ka qenë në shtëpi dhe para disa ditësh e kishte çuar celularin në servis, duke thënë se nuk e di se si ka dalë video.

Edhe vëllai i të akuzuarit mohoi që Berhani të ketë pasur lidhje me të miturën, duke thënë se në të kundërt e mohojnë dhe se arrestimi është bërë pa prova.

Sa i përket ngjarjes, ka qenë nëna e vajzës që ka denoncuar rastin ku prej kohësh efektivi i policisë Berhan Bajrakurti ngacmonte dhe përndiqte 15-vjeçare. /a.y/noa.al

Deputeti shqiptar: Kam video të tjera të Bajrakurtit, ka lidhje të forta politike

Nuk gjendet autori i denoncimit për policin në Gruemirë, flet mësuesi shkollës

Polici i videos, Salianji: Ka pamje të tjera, e larguan për përdhunim

Polici në video të turpshme, Lleshaj: Denoncuesi nuk gjendet

Pamjet si u arrestua efektivi i policisë që abuzoi me të miturën, çfarë thotë SHÇBA

Nën akuzë për abuzim me një vajzë të mitur, arrestohet efektivi i policisë