Transmetuar më 14-02-2019, 14:40

Shkalla e avionit nisi të thyhej papritur, duke bërë që pasagjerët të bien në zbrazëti. Incidenti i rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të marte me një avion i cili pritej të nisej nga Barnaul në Siberi, drejt Moskës në Rusi.

Një kamerë sigurie filmoi gjithë skenën e rëndë, ku pasagjerët e ‘Ural Airlines’ shihen duke u rrëzuar në tokë.

Gjashtë persona u transportuan në spital, ku tre prej tyre kanë dëmtime serioze në kurriz.

Të plagosurit janë të vetmit pasagjerë që ndodheshin në shkallë në ato momente, ndërsa të tjerët ishin ende në radhë në tokë, shkruan noa.al.

Prokurorja Oksana Gorbunova deklaroi se inspektorët po hetojnë se çfarë ka ndodhur, duke përjashtuar fajësinë e kompanisë “Ural Airlines”, duke qenë se shkallët lëvizëse janë pronë e aeroportit. /a.y/noa.al