Transmetuar më 14-02-2019, 16:15

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, në aksin rrugor Shkodër-Bushat.

Dy automjete janë përplasur midis tyre në vendin e quajtur Beltojë, ndërsa një person ka mbetur i bllokuar në automjetin e aksidentuar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi, Pjetër Rroku, punonjës në spitalin e Shkodrës.

Rroku ka qenë duke udhëtuar me një veturë, kur është përplasur më pas me një fuoristradë. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë forcat zjarrfikëse.

Ende nuk dihet nëse ka viktima nga përplasja, pasi aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Edhe policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon pëqr zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/