Transmetuar më 14-02-2019, 17:42

Gjumi te njerëzit është një pjesë e rëndësishme për të qenë në formë gjatë ditës.

Për arsye të ndryshme, jo të gjithë mund të flenë mjaftueshëm, aq sa është e nevojshme.

Por në fakt gjumi duhet bërë i rehatshëm, dhe aq sa duhet.

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar se pagjumësia mund të dëmtojë ADN-në përgjithmonë dhe të rrisë rrezikun e kancerit.

Mungesa e gjumit mund të çojë deri në sëmundje gjenetike.

Studimi u përqëndrua tek mjekët, të cilët nuk mund të përshtatnin gjumin për shkak të punës.

Sipas studimeve, ,esatarja e orëve të gjumit është deri në 7 orë. /k.k/noa.al/