Transmetuar më 14-02-2019, 19:04

Autoritetet italiane në Itali kanë arrestuar një shqiptar, që pasi vodhi në supermarket plagosi edhe pronarin e biznesit.

Ishte pronari që pa të riun i cili po largohej pa paguar ato që kishte marrë.

Grabitësi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik,  kishte edhe një motor me të cilin goditi pronarin e biznesit duke e lënduar.

Ndërkohë, alarmi ishte dhënë në polici, teksa karabinierët ndërhynë dhe brenda pak minutash arritën të ndalojnë grabitësin.

Pronari u transportua në sallën e urgjencës "San Martino" me disa plagë. Ndërkohë, vlera e ushqimeve që kishte marrë shqiptari ishte vetëm 70 euro. /k.k/noa.al/