Transmetuar më 14-02-2019, 20:26

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një reagim në lidhje me incidentin e paradites së kësaj të enjteje në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka e ngjyrosi me bojë përmes një shiringe.

Nëpërmjet rubrikës "përgjigja ime" në Facebook, Rama shprehet se opozita do të mbetet një pakicë, që sipas tij shumicë nuk bëhen dot.

“Këta janë dhe do të mbeten një pakicë, që shumicë nuk bëhen dot. Gjynah ata që ende u besojnë dhe u shkojnë nga pas. Dhe budallallëku mbetet ende i rrezikshëm, jo për qeverinë, por për shoqërinë”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Rama, sipas të cilit “Shqipëria duhet të rrojë e të bëhet zonjë”, shprehet Rama.

Ai shprehet se pas këtij rasti durimi nuk i humbet por i kalitet.

"Durimi s’më humbet, por veç më kalitet; pasioni s’më tretet, por veç më shtohet; dhe vendosmëria s’më bie, por veç më rritet”, theksoi Rama./a.k/noa.al/