Transmetuar më 14-02-2019, 21:48

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur akt të turpshëm, atë që ndodhi sot në Kuvend, ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama.

Ai e ka quajtur rrugaç nënkryetarin e Kuvendit, Edi Paloka dhe tha se do të merren masa të rënda ndaj tij.

"Paloka është një përfaqësues i paepur i rrugaçërisë në Parlament. Ky rrugaç nuk mund t’ia hedhë kaq lehtë. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të këtë persona që ngrihen dhe bëjnë akte të tilla,"- tha Balla nga ekrani i ABC News.

Sipas Ballës "këta që marrin përsipër që të bëjnë këto akte të turpshme nuk mund të jenë më në Kuvend".

"Ato karrige që ne mbajmë aty nuk janë karriget tona personale. Ky është akt dhune dhe aktet e dhunës dënohen. Ne duhet të jemi shumë të ashpër dhe këta nuk mund të hyjnë më në Kuvend", shprehet Balla./a.k/noa.al/