Transmetuar më 14-02-2019, 22:04

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte në Real Story se problemi më i madh i opozitës është mungesa e lidershipit.

Duke komentuar protestën e 16 shkurtit, Rama tha se opozita prej 5 vite e gjysmë nuk ka qenë e gatshme që të ofrojë një alternativë për qyetarët.

Sipas kreut të qeverisë, opozita ka mbetur në duart e paafta të Lulzim Bashës.

“U bënë 5 vjetë e gjysmë që kemi përballë një opozitë e cila nuk është e gatshme të ofrojë asnjë alternativë. Kemi një opozitë që nuk ngjallë shpresë dhe që merret gjithmonë me mangësitë tonë.

Opozita ka një problem të theksuar lidershipi. Ka mbetur në duar të paafta në duart e Lulzimit nga njëra anë dhe të Doktoreshës", u shpreh Rama./a.k/noa.al/