Transmetuar më 14-02-2019, 23:14

Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave në lidhje me çështjen e uljes së dënimit nga ana e Gjykatës së Apelit për Dritan Dajtin.

Teksa mohoi të ketë lidhje me këtë ngjarje, gjatë mbrëmjes së sotme në Real Story, Rama tha para moderatorit Sokol Balla se të gjitha ata që kanë bërë këto deklarata do të paditen për shpifje.

“Këto janë shpifje, dhe tashmë do të nisin edhe paditë për ta,”-tha kryeministri.

Por krahas kësaj deklarate Rama njoftoi se ai vetë do të bëjë ç’të jetë e mundur që vendimi për Dajtin të zhbëhet ndërsa theksoi se të gjithë peshkaqenët e drejtësisë do të japin llogari para drejtëisë së re.

“Peshkaqenët e drejtësisë po dalin në rrjesht prej drejtësisë së re. Do të vijë dita që drejtësia e re do tu shkojë në derë këtyre peshkaqenëve,”-tha më tej Rama.