Transmetuar më 15-02-2019, 07:57

Kuzhinieri i njohur Alfio Rrotami dhe moderatorja Fatma Methasani janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun që pas ditës kur e bënë publike lidhjen e tyre e cila kishte kohë që kishte nisur e ata e mbanin të fshehtë.

Në ditën e Shën Valentinit, çifti kanë treguar për revista ‘who’, 14 histori që nuk i kishim dëgjuar prej tyre dhe ndër to Fatma ka treguar se Alfio e ka takuar mamanë e saj për herë të parë në spital.

Gjithashtu Fatma ka treguar se i vetmi person që mund t’i pajtojë kur debatojnë është mamaja e Alfios.

-Grindemi çdo mbrëmje kur duhet të zgjedhim një film për shkak të titrave. Unë dëshiroj të jenë në anglisht, ndërsa Alfio italisht.

-Gjatë udhëtimit në Cappadocia, në një pikë turistike, Alfio u ul në gjunjë sikur po më

propozonte dhe qindra japonezë nisën të na bënin foto, derisa ju tha se ishte një shaka.

-Për ditëlindjen time Alfio ka marrë lulen time të preferuar në një kuti qelqi me vete nga

Shqipëria në Turqi, vetëm e vetëm që të ma dhuronte atje, pa e vënë re unë.

-Alfio fle gjithmonë në çdo fluturim, madje dhe gërhet.

-Takimi i parë i Alfios dhe mamit tim ka qenë kur unë isha e shtruar në spital.

-Kemi humbur plot 3 orë në metronë e Parisit, derisa Alfio nisi të lexonte një hartë të qytetit.

-Kemi punuar një vit për të njëjtin televizion dhe nuk jemi takuar kurrë.

-Alfio ruan akoma letrën e paketimit të çajit të parë që kemi pirë bashkë.

-Kurse Fatma ruan një trendafil blu, të parin që i kam dhuruar dhe ajo ka bërë shoferen time për 6 muaj, pasi më kishin bllokuar patentën.

-Kur ne debatojmë, i vetmi njeri që mund të na pajtojë është mamaja e Alfios.

-Nuk degjojmë dhe nuk preferojmë të njëjtën muzikë. Në shtëpi vendosim dy këngë të

ndryshme njëkohësisht.

-Një ndër gjërat që nuk do e harroj kurrë është një kovë me ujë të ftohtë që Alfio ma ka

hedhur kur po bëja dush. Sigurisht që po këndoja!

-Nuk e kemi ‘password-in’ e telefonit të njëri-tjetrit.

-Gjatë një udhëtimi në dimër, jemi bllokuar tre orë në një pyll afër pistës së skive.