Transmetuar më 15-02-2019, 09:26

Ishte shtytje drejt vetëvrasjes! Me këtë akuzë Michelle Carter u dënua për vdekjen e të dashurit të saj Conrad Roy III, pesë vite më parë.

Djali ishte 18 vjeç, ndërsa Michelle 17, në kohën kur e shty drejt vetëvrasjes, pasi i tha se nëse e bënte, do shkonte në parajsë.

Aktualisht vajza është 22 vjeçe dhe u dënua këtë të hënë me 15 muaj burg, nga Gjykata e Lartë në Massachusetts, SHBA.

Vajza akuzohet se i ka dërguar një sërë mesazhesh të dashurit, duke e shtyrë drejt vetëvrasjes, shkruan noa.al.

“Vazhdon të mendosh, por pastaj nuk vepron. Do jetë gjithmonë kështu nëse nuk lëviz. Është momenti i duhur dhe ti je gati, bëje dhe kaq”, ose “Më në fund do jesh i lumtur në parajsë. Nuk do ketë më dhimbje. Është normale të kesh frikë. Doja të të thoja që je gati për të vdekur”, ishin disa nga mesazhet që e reja i shkroi Conrad.

Nuk janë të qarta arsyet se pse vajza donte që i riu të vetëvritej, por mesazhet e saj dlasin për një gjakftohtësi të frikshme. /a.y/noa.al