Transmetuar më 15-02-2019, 10:46

Një vajzë vetëm 21-vjeçare nga Brazili, Dayane Dias, mbeti e paralizuar pak kohë pasi kishte bërë një pirsing.

Një histori e cila po bën xhiron e botës dhe ka bërë shumë të rinj që të reflektojnë.

Një muaj para se të shfaqej problemi, vajza shkoi të bëjë një tatuazh në hundë, ndërkohë që pak më vonë nisi të ndjente dhimbje të padurueshme. Asnjë qetësues nuk i bënte efekt.

Nuk arrinte që të ndjente këmbët dhe gradualisht edhe pjesën tjetër të trupit.

Mjeku që u mor me rastin, zbuloi se vajza kishte marrë bakterin Staphylococcus aureus i cili ishte transmetuar nëpërmjet gjakut.

“Më pyeti nëse kisha ndonjë plagë në hundë, pasi ky infeksion merret vetëm nëpërmjet hundëve. I shpjegova se një muaj më parë kisha bërë një pirsing dhe gjatë shpimit më doli gjak”, tregoi e reja, çka bëri që mjeku ti thotë se gjithçka kishte ardhur prej këtij vathi të vendosur në hundë.

Ishin analizat e thelluara ato që arritën në konkluzionin se bakteri i gjetur në gjak, ishte shkak për paralizën dhe se plaga e krijuar nga pirsing në hundë, ishte origjina.

Pas ndërhyrjeve kirurgjikale që ju nënshtrua dhe mjekimeve të thelluara e reja mundi të shpëtojë, ndërkohë që nuk mundet të ecë, shkruan noa.al.

Layane e tregoi historinë e saj në media, në mënyrë që të paralajmërojë të rinj të tjerë mbi atë që mund t’iu ndodhë. /a.y/noa.al