Transmetuar më 15-02-2019, 10:58
Foto ilustruese

Nën dyshimin si bashkëpunëtorë në së paku 13 vjedhje, një person u arrestua nga policia e Vlorës, një tjetër është shpallur në kërkim dhe i treti po hetohet në gjendje të lirë.

Ata dyshohen për 13 vjedhje të ndodhura në rrjetin e ndriçimit rrugor në qytetin e Vlorës.

Nisur nga shqetësimet e banorëve në lidhje me vjedhjet e ndodhura në sistemin e ndriçimit të qytetit, shërbimet e policisë Vlorë, bënë identifikimin e personave, kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar gjatë kësaj të enjteje.

Ai është L.V., 41 vjeç, ndërsa u procedua penalisht  në gjendje të lirë 36-vjeçari Z.V., për shkak të problemeve shëndetësore, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M.M., 43 vjeç, i dyshuar si bashkëautor.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se tre të dyshuarit, janë autorë të 13 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, kryesisht në sistemin elektrik dhe hidraulik të qytetit të Vlorës, kabull elektrik, materiale ndërtimore, llampa etj.

Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të tyre. /a.y/noa.al