Transmetuar më 15-02-2019, 11:32

Ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë, gardisti Alket Arapaj, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij tre ditë më parë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura u vendos që 44-vjeçari të qëndrojë në “arrest me burg” në vijim të hetimeve.

Ndërsa nuk ka folur në gjykatë, ai është shprehur i penduar për krimin.

Më herët gjatë marrjes në pyetje në polici, gardisti Arapaj ka shfaqur shenja xhelozie, duke hedhur dyshime për tradhti nga ana e së shoqes.

Ai ka thënë se gruaja nuk ishte e sinqertë dhe nuk i tregonte të vërtetën.

“Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, është shprehur gardisti.

Arapaj, punonjës i Gardës së Republikës, e vrau të shoqen Ervilma Seferi, 26 vjeçe, me armën e punës, në banesën e tyre në Allias të Tiranës.

Pak kohë më parë ai kishte shkruar në rrjetet sociale “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë”, çka duket se ka qenë paralajmërim për ngjarjen.

Arapaj ishte besimtar mysliman dhe ndiqte rregullisht ritet fetare, ndërsa gruaja ishte e mbuluar. Prej afro 20 vitesh ai ishte pjesë e Gardës së Republikës me gradën “Kapiten”. /a.y/noa.al

Zbardhet dëshmia e gardistit që vrau gruan: Nuk ishte e sinqertë, kisha dyshime

Gardisti vrau gruan, dyshonte se e shoqja e tradhtonte

Kush është gardisti që vrau gruan me armën e shërbimit