Transmetuar më 15-02-2019, 13:35

Menduan se ishte thjesht një infeksion në vesh, por në të vërtetë kishte meningjit, duke gjetur vdekjen pas tre ditësh.

Abbigayle Dipietro, një vajzë vetëm 10 vjeçe nga Fort Wayne, Indiana, SHBA, u nda nga jeta tre ditë pas asaj që dukej si infeksion në vesh.

Por në fakt vogëlushja ishte prekur nga një formë shumë agresive meningjiti, i cili nuk i la shpëtim.

Siç raportojnë mediat vendase, prindërit e çuan Abbigayle në spital, pasi e mitura u ankua për dhimbje të forta veshi, por mjekët i siguruan se nuk ishte asgjë e rëndë dhe e dërguan në shtëpi.

Pas disa orësh vogëlushja u përkeqësua, duke përfunduar në koma. Diagnoza e meningjitit u dha kur për të miturën ishte shumë vonë, gjë që bëri që të ndërrojë jetë të mërkurën që lamë pas, shkruan noa.al.

Prindërit vendosën që ta tregojnë rastin e tyre, në mënyrë që histori të tilla të mos përsëriten, duke i ftuar prindërit e tjerë që të mos i nënvlerësojnë simptomat dhe as instinktin e tyre, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijës.

Nëna e postoi historinë e vajzës e cila u nda nga jeta këtë të mërkurë në rrjetet sociale, në mënyrë që të informojë fëmijët e tjerë të shkollës, se mos iu është ngjitur. /a.y/noa.al