Transmetuar më 15-02-2019, 16:38

I pranishëm në Vlorë, në një takim me studentët, Kryeministri Rama ka folur edhe për linjën ajrore “Air Albania”, ku hodhi poshtë zërat për falimentimin e saj, duke sqaruar se kompania vazhdon aktivitetin.

Sipas Ramës çdo projekt ka nevojë për kohë dhe se deri më tani “Air Albani” ka qenë në fazën e testimeve.

“Prakitikisht sot është firmosur marrëveshje financiare dhe natyrisht është e pamundur që t’u shkosh mbrapa të gjithëve. Është e nevojshme të kuptohet që projektet duan kohë, se kështu thoshin jo humbi Lasgushi, jo iku bashkë me të. “Air Albania” ka pasur procedurat e testimeve, procedurat legale të brendshme dhe autorizimet ndërkombëtare”, shkruan Rama.

Më tej ai sqaroi se është përfunduar procesi i nënshkrimit të marrëveshjes financiare dhe për kohën që vjen, shpreson në një kohë të arsyeshme do të merret certifikimi i kompanisë.

“Do të merret i gjithë dokumentacioni që lidhet me fluturimet ndërkombëtare në Evropë, për të cilat kemi marrë një përgjigje pozitive nga të gjitha verifikimet që janë bërë nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare për strukturën dhe gjithë aspektet e tjera teknike. Është një proces”, tha Rama.