Transmetuar më 15-02-2019, 17:51

Me ardhjen e telefonit inteligjent, në të vërtetë, shumica e njerëzve gjithmonë e marrin me vete dhe kurrë nuk e lënë atë vetëm. Me siguri është një shpikje që na ka ndryshuar rrënjësisht jetët tona, duke na ndihmuar që të arrijmë vende ose njerëz të largët, të dëgjojmë muzikë, të shikojmë filma apo video ose të rezervojmë në restorantin tonë të preferuar.

Problemi është se ne nuk mund të largohemi nga ai, madje edhe kur flemë. Në fakt, shumë njerëz flenë me telefonin e tyre në tavolinën e krevatit ose në shtrat, por duhet të dini se kjo praktikë është shumë e dëmshme për shëndetin tonë.

Telefoni celular, në fakt, vazhdimisht lëshon valë të radios me frekuencë të lartë dhe është më përgjegjës për gjendjet e ankthit për shkak të vëmendjes së vazhdueshme që vendosim në këtë objekt të vogël, duke pritur një thirrje, një mesazh ose një njoftim.

Kjo çon në ulje të produktivitetit, vështirësi në përqendrim, pagjumësi, nervozizëm, dhimbje koke dhe ankthe.

Çfarë mund të bëjmë për të shmangur këto çrregullime, pasi që të paktën ditën nuk mund të ndahemi, është që ta largojmë telefonin tonë së paku natën dhe ndoshta ta fikni atë përpara se të bini në gjumë./b.l/noa.al/