Transmetuar më 16-02-2019, 08:26

Shpat Kasapi mbetet një nga këngëtarët më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media prej vitesh.

Sidomos jeta e tij private ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes dhe atëherë kur nuk pritej, Shpati ka dhënë lajmin e fejesës.

I ftuar në emisionin ‘Mirage’, këngëtari ka deklaruar se së shpejti do fejohet, por identitetin e vajzës që dashuron e ka mbajtur sekret.

“Jam në një lidhje që do ta zyrtarizoj shumë shpejt. Është koha, u bëra 33 vjeç. Edhe pak do të bëj fejesën. Takohemi rrallë sepse ajo është në Kosovë, unë në Shkup, po kontaktojmë falë Zotit kemi Whatsapp-in”, është shprehur Shpati.

Këngëtari pati një lidhje të gjatë dashurie me Afërdita Dreshaj, por pas ndarjes prej saj nuk është përfolur për lidhje të tjera.