Transmetuar më 16-02-2019, 10:58

Partia Demokratike konfirmon se protesta nuk do të ketë fjalime nga kryetarë partish. Bëhet me dije se fjalën e kanë vetëm qytetarët, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës për të marrë fatin në duart e tyre.

Protesta do të hapet nga një vajzë e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin Kombëtar, nga banorët protestues të Unazës së Re, të cilët janë në qendër të protestës.

Do të ketë përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri. Më pas, qytetarët do të jenë të lirë të marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre.

Kështu konfirmohet se gjatë protestës kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk do të mbajnë fjalim.

Protestuesit do të rrethojnë Kryeministrinë, ku thuhet se qytetarët do të qëndrojnë pa afat në bulevard.

Ndërkohë janë rreth 1300 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës, me synim parandalimin e çdo incidenti, si dhe efektiv të FNSH dhe RENEA në godinën e Kryeministrisë.

Gjithçka pasi Policia e Shtetit tha se ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike. /a.y/noa.al

Protesta e opozitës, FNSH dhe RENEA “blindojnë” Kryeministrinë

Drejt Tiranës për protestë, mesazhet e zgjedhura nga mbështetësit e opozitës

Zbulohet skenari i protestës së sotme, Basha dhe Kryemadhi nuk do mbajnë fjalë

Të gjithë në këmbë, 1300 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës

NOA LIVESheshi "Skënderbej" në Tiranë i rrethuar nga protestues

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Samedi 16 février 2019