Transmetuar më 16-02-2019, 11:08

Nis protesta e opozitës, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe Monika Kryemadhi nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të prirë protestuesit, teksa në bulevard ndodhen me mijëra protestues të ardhur nga rrethet por jo vetëm.

Në marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për tu mbledhur para Kryeministrisë, Kryemadhi tha se “Protesta është kundër varfërisë, taksave të larta, kundër largimit nga Shqipëria! Sot përballen dy botë, bota e krimit përballë botës së integrimit”.

Sipas saj, qytetarët nuk kanë gjë me policët, por me krimin e organizuar. Lidhur me kohëzgjatjen e protestës, ajo tha se “E kanë në dorë qytetarët”.

Protesta nuk do të ketë fjalime nga kryetarë partish. Protesta do të hapet nga një vajzë e re nga Shkodra. Më pas do të marrin fjalën përfaqësues nga ata që mbrojtën Teatrin Kombëtar, nga banorët protestues të Unazës së Re, të cilët janë në qendër të protestës.

Do të ketë përfaqësues nga biznesi i vogël, një pedagog, fermer, artizan dhe sipërmarrës i ri. Më pas, qytetarët do të jenë të lirë të marrin fjalën për të shprehur revoltën e tyre.

Protestuesit do të rrethojnë Kryeministrinë, ku thuhet se qytetarët do të qëndrojnë pa afat në bulevard.

Ndërkohë janë rreth 1300 efektivë policie në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës, me synim parandalimin e çdo incidenti, si dhe efektiv të FNSH dhe RENEA në godinën e Kryeministrisë.

Gjithçka pasi Policia e Shtetit tha se ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike. /a.y/noa.al

Protesta e opozitës, FNSH dhe RENEA “blindojnë” Kryeministrinë

Drejt Tiranës për protestë, mesazhet e zgjedhura nga mbështetësit e opozitës

Zbulohet skenari i protestës së sotme, Basha dhe Kryemadhi nuk do mbajnë fjalë

Të gjithë në këmbë, 1300 efektivë policie në gatishmëri për protestën e opozitës

NOA LIVEProtesta e thirrur nga opozita që kërkon qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Samedi 16 février 2019