Transmetuar më 16-02-2019, 12:28

Partia Demokratike ka publikuar një video, me anë të së cilës pretendon se policia u tërhoq qëllimisht nga Kryeministria, pasi u hodh gaz lotsjellës.

Në videon më poshtë mund të shihni pamjet me anë të së cilave pretendohet tërheqja.

Sakaq kryedemokrati Lulzim Basha tha se, Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë.

“Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ka një skenar për të nxitur dhe krijuar dhunë.

Ndërkohë së paku 6 persona kanë mbetur të lënduar nga gazi lotsjellës dhe shtytjet me policinë. /a.y/noa.al

Së paku 3 të lënduar nga protesta e opozitës, gaz lotsjellës dhe përplasje fizike

Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar