Transmetuar më 16-02-2019, 13:24

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Bashkimit Europian në Tiranë, reagojnë lidhur me protestën e sotme të opozitës, të shoqëruar me dhunë dhe lëndime.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.

“Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën e kësaj ambasade.

Sakaq ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe shteteve snëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme.

“E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane”, thuhet në deklaratë. /a.y/noa.al

Sërish gaz lotësjellës te Kryeministria, rritet numri i personave të lënduar

Rama ironizon opozitën nga Vlora: Na bën reklamë, ndaj erdhët kaq shumë!

Protesta, Rama sfidon opozitën nga “Sheshi i Flamurit” në Vlorë

Së paku 3 të lënduar nga protesta e opozitës, gaz lotsjellës dhe përplasje fizike

Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar

NOA LIVE NGA PROTESTA

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Samedi 16 février 2019