Transmetuar më 16-02-2019, 13:48

Pas reagimit të parë lidhur me protestën e sotme të opozitës, e shoqëruar me konfrontim fizik dhe gaz lotsjellës, Kryeministri Edi Rama ka një tjetër qëndrim.

Por kësaj here ai ndalet te prishja e kërpudhës së derdhur në skulpturë, pranë Kryeministrisë.

“Kërpudha – Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta”, shkruan Rama.

Më herët ai publikoi dy fotografi, njërën nga aktiviteti i sotëm në Vlorë dhe tjetrën nga protesta e opozitës ku shihet kryedemokrati Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

“SOT – Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe politika e dalë boje në Tiranë”, shkruan Rama, duke hequr paralele mes aktivitetit të socialistëve në qytetin bregdetar dhe protestës së opozitës në kryeqytet. /a.y/noa.al

Protesta, SHBA- BE: Të shmanget dhuna

Gaz lotsjellës dhe plumba gome, tym e flakë te Kryeministria

Sërish gaz lotësjellës te Kryeministria, rritet numri i personave të lënduar

Rama ironizon opozitën nga Vlora: Na bën reklamë, ndaj erdhët kaq shumë!

Protesta, Rama sfidon opozitën nga “Sheshi i Flamurit” në Vlorë

Së paku 3 të lënduar nga protesta e opozitës, gaz lotsjellës dhe përplasje fizike

Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar