Transmetuar më 16-02-2019, 14:10

“Siç e patë edhe ju, në veçanti ju që e njihni punën  e policisë, patë një hapje të menjëhershme dhe të çuditshme të gardhit të oficerëve të policisë që mbronin perimetrin e kryeministrisë. Kjo është qartësisht pjesë e një plani për të provokuar futjen e protestuesve në selinë e Kryeministrisë, sepse në asnjë rast policia dhe gardhi policor, edhe kur kanë presion shumë më të madh, nuk hapet në këtë mënyrë”.

Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha, në vijim të protestës së opozitës.

Ai tha se ka patur një skenar të mirëmenduar dhe paralajmëruar nga Edi Rama për të çuar në dhunë dhe konfrontim.

Po ashtu deklaroi se do të qëndrojnë në krah të qytetarëve deri në fund.

Sipas tij, qytetarët janë thirrur nga opozita me një qëllim të qartë politik: “Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme, t’i japim fund qeverisë, që është kapur në vjedhje tek Unaza, tek Teatri, është kapur në vjedhje të votave, siç BIRN dhe Zëri i Amerikës. demonstroni përmes fakteve të prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë në çdo vend të Europës, kur qeveria kapet në vjedhje, ikën qeveria dhe shkon në burg hajdutët, nuk vuan populli”.

Ai shtoi se populli e ka kuptuar këtë dhe është bashkuar në një protestë më të madhen në këto 30 vite, por nënvizoi se asnjë protestues nuk erdhi për të bërë akte dhune.

Lideri i opozitës tha se anjë prej protestuesve nuk erdhi për të kryer akte dhune.

“Ato u provokuan dhe u nxitën  nga një skenar i mirëmenduar i Edi Ramës dhe i ekzekutuar nga një grusht policësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin. U bëj thirrje të gjithë efektivëve të policisë të ruajnë qetësinë sikundër, u bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë të rrinë të bashkuar për të drejtat e tyre”, deklaroi Lulzim Basha. /a.y/noa.al

Protesta, SHBA- BE: Të shmanget dhuna

Gaz lotsjellës dhe plumba gome, tym e flakë te Kryeministria

Berisha: Rama ka afat deri në darkë për dorëheqjen, ndryshe e pret zvarritja

Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar