Transmetuar më 16-02-2019, 14:37

Një makinë është aksidentuar, duke përfunduar përmbys në rrugë, vetëm pak momente më parë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë, rrugës që vjen nga Sauku.

Mësohet se si pasojë e aksidentit ka pësuar dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit.

Makina e aksidentuar është me targa AA 185 NF, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

Paraprakisht dyshohet se mjeti është përmbysur, teksa ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara. /a.y/noa.al