Transmetuar më 16-02-2019, 15:19

Prej më se katër orësh opozita dhe mbështetësit e saj vijojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Ndërsa flitet për dhjetëra persona të lënduar si pasojë e konfrontimit dhe gazit lotsjellës, policia bën thirrje për distancim nga dhuna.

“Të nderuar qytetarë, ju lutem ruani qetësoni. Ndërprisni veprimet e dhunshme. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga këto veprime. Veprimet që po kryeni përbëjnë vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin”, përsërit policia mes protestuesve.

Nga ana e tij kryedemokrati Lulzim Basha iu ka kërkuar protestuesve që të rrinë të bashkuar.

“Ky është fillimi i një qëndrese popullore, e cila do të diktojë çdo ndryshim që duan njerëzit. Është në dorën e njerëzve. Proceset politike, të cilat propozuam, përfshirë vetingun e politikanëve, u hodhën poshtë, sepse Edi Rama mendon se është zot i fateve të Shqipërisë. Sot shqiptarët po i tregojnë se kush është zot i fateve të Shqipërisë”, deklaroi Basha. /a.y/noa.al

Katër orë në bulevard, protestuesit nuk tërhiqen as nga gazi lotsjellës

Pamjet si policia shënjestron protestuesit para se të qëllojë

Basha: Skenar i mirëmenduar nga Rama, për të çuar në dhunë dhe konfrontim

Protesta, SHBA- BE: Të shmanget dhuna

Gaz lotsjellës dhe plumba gome, tym e flakë te Kryeministria

Berisha: Rama ka afat deri në darkë për dorëheqjen, ndryshe e pret zvarritja

Tensioni gjatë protestës, Meta: Vetëpërmbajtje! Të shmanget dhuna

Tensioni te Kryeministria, Basha: Skenar për dhunë! Kryemadhi: Rama këto lotë nënash, ka për ti gabuar

Protestuesit mësyjnë në Kryeministri, ngrenë flamurin e PD. Ka të lënduar