Transmetuar më 16-02-2019, 15:41

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dha një intervistë për gazetaren e Top Channel, ku komentoi situatën në sheshin e protestës.

Kryemadhi konfirmoi se opozita nuk do të tërhiqet, por do të vijojë qëndresën e saj, ndërsa akuzoi se dhuna erdhi për shkak të provokimeve të policisë.

Krymadhi u shpreh se po protestoj si qytetare dhe se do të vijojë të qendrojë, pavarësisht sipas saj helmimit dhe gazit lotsjellës që po lëshon Garda e Republikës.

"Unë jam këtu si qytetare dhe do të vijoj të qëndroj, pavarësisht helmimit dhe gazit lotsjellës që po lëshon Garda e Republikës. Policia le të shkojë e të ndalojë personat e dhunshëm, pasi nuk ka asnjë të drejtë të hedhë gaz lotsjellës mes nesh që po protestojmë paqësisht.

Le të ndalë dhunuesit dhe të mos provokojë. Ne jemi këtu për t’u thënë qytetarëve që jemi me ta dhe jemi si ata, për të protestuar dhe qëndruar paqësisht. Unë e para dhe të gjithë ne që e bëmë Edi Ramën kryeministër në 2013-ën, e meritojmë të helmohemi akoma më shumë për këtë fatkeqësi të madhe që u bëmë shqiptarëve", ka thënë Kryemadhi./a.k/noa.al/